Përgjigje:

Ai nuk e ka të drejtën të të kërcënojë për fatin tënd, por ne e dimë se si është gjendja e drejtësisë për femrat që nuk mund të mbrohen nga kërcënimet më shumë verbale siç është ky, sesa kërcënim direkt për çka ti akoma nuk e di saktë nëse ai, vërtet, do të reagojë apo vetëm e ka propagim frikësimi që të ta shuaj karrierën martesore. Ti duhet ta gjesh fatin tënd. Lidhja juaj me këtë person ka përfunduar e nëse ende nuk është përmbyllur duhet të insistosh të kuptoheni për të gjitha. Dikur burrëria është matur me  marrje të përgjegjësive të atij që e ka marr një femër të kërcënuar dhe i ka dal zot, por sot askush nuk hyn në luftë për një femër, ngase askush nuk do femër as grua me probleme. Duhet të ecësh tutje me zbatimin e të drejtës tënde e ai nëse reagon ti duhet ta përdorësh ligjin si masë mbrojtëse.