E kam vajzën 3 vjeç. Ma kanë dëmtuar në inkubator kur ishte foshnje. Nuk sheh. E kam operuar në Rusi në njërin sy, kurse tjetrin ende.

Çka do të bëhet? A ka naj shpresë se shumë po mërzitem?


Përgjigje:

Dëmtimi i syve të vajzës tënde është serioz, sepse nuk ka kaluar në duar profesionale gjatë qëndrimit në  inkubator, ku kanë lëshuar më shumë rreze sesa duhet...

Para së gjithash, shërimi i saj është në varësi nga dëmtueshmëria e rrjetit të bazës së syrit dhe nëse  rrjeti e ka bazën për riaftësim, vajza do të aftësohet  me pamje aty nga mosha 12 vjeç.

Unë, megjithatë, shoh me optimizëm: vajza juaj ka mundësi shërimi. Vazhdojeni rrugën e saj shëruese...