Jam e martuar, kam fëmijë. Jetoj me burrë dhe familjen e tij. Që nga dita e martesës e deri më sot unë nuk jetoj as edhe një minutë të vetëm për veten time... Jeta ime komplet është vetëm në shërbim të të tjerëve.

Deri kur do vazhdoj jeta ime me këtë ritëm monotonie?

Përgjigje:

Ti e ke pranuar këtë lloj jetese në atë familje e kjo kohë ka qenë koha kur e ke dashur burrin shumë dhe  kur ke menduar se jetohet vetëm nga dashuria. Tani e ke kuptuar se nuk jetohet më ashtu dhe gradualisht   dashuria është shkrirë në fëmijë dhe familje dhe tani je aty ku je dhe kjo në këtë pikë është koha kur nuk ndihesh e lumtur. Por, as të tërhiqesh nuk ke mundësi, sepse ka humbur kuptimi i kësaj tërheqjeje. Kjo është dashtë të bëhet me kohë, sepse çdo gjë e ka kohën e vet. Molla kur piqet duhet të vilet e po nuk vilet me kohë ajo bie në tokë dhe kalbet...

Unë shoh se do të vazhdosh kështu deri kur familja  fillon të jetë më bashkëkohore...