Jam një vajzë 23-vjeçare. Jam vajzë shtëpie. Kam pasur shumë oferta (mesit). Çdo gjë shkon mirë, por në fund diçka bie si shkas dhe puna prishet. A kam magji?

Përgjigje:

Janë disa vajza dhe, në përgjithësi, femra që edhe kur e dinë se po gënjehen, kjo u pëlqen për ta pasur si arsyetim. Kur femra nuk do të gënjehet ajo e ka të lehtë rrugën. Nuk lidhet me askënd mbi bazën e fjalëve të thëna, por lidhet vetëm mbi bazën e veprës që sjell ai mashkull. Në cilën mënyrë, për shembull? Nëse një mashkull të qepet pas dhe të deklaron se të do,  kërkoji fejesë po të konvenojë ty. Mos dil me të poshtë e lartë, sepse ashtu i hynë aventurës. Ai posa ta arrijë dëshirën do të shkojë, duke u ftohur. Pra, mos u gënje nga fjalët e bukura, por kërko vepra e këtu asnjë femër nuk mashtrohet, pos ajo që dëshiron të “mashtrohet” vetë, duke e dashur personin që i ofrohet.