Përshëndetje e nderuara magjistare, jam kurioze shumë për të ditur se burri im mban fshehur telefonin. Kur i afrohem largohet nga unë. Jam xheloze dhe kurioze: A më tradhton me dikë apo ç’është problemi?

Gati e kemi fëmijën e tretë e po kam frikë se ndodh ndarja shkaku i kësaj xhelozie...

Përgjigje:

A e dini se cili burrë nuk tradhton? Vetëm ai që nuk gjen askënd tjetër pos gruas. Këtë fakt e dinë të gjitha gratë, por me kënd tradhtojnë burrat tanë? Me po ato gra e femra që rrinë e takohen. Megjithatë, brenda kësaj problematike ka femra të mençura dhe më pak të mençura, femra që rrezikojnë martesën, duke e zbuluar xhelozinë deri në asht dhe femra të mençura të cilat e maskojnë xhelozinë dhe i buzëqeshin  burrit për të mos lejuar të shkojë përgjithmonë tek femra tjetër. Një grua e mençur di ta ruajë burrin për vete, duke i falur të gjitha ato që ai i gjen te gruaja tjetër...