Përshëndetje, jam njohur me një djalë kosovar që s’jeton në Kosovë. Jam nga Tirana. Familja e tij nuk më duan. Habitëm pse nuk më duan familja e tij...
Çfarë mund të ndodh me ne? A mund të zgjidhet problemi apo asgjë s’do të ndryshojë?

Përgjigje:

Femra shqiptare nga Shqipëria është femër evropiane nga civilizimi dhe ky është një fakt që familja kosovare nuk e kapërdin akoma, meqë patriarkaliteti i familjes kosovare është akoma i mbyllur në guacë fanatike. Në Kosovë akoma nuk mund të kalojë ideja që me t’u zgjuar nga gjumi (e kam fjalën për rreth 80% të kosovarëve), të dilet në lokal për makiato, të dilet për mëngjes, drekë e darkë. Nusja shqiptare nga Shqipëria, përveç nëse është nga zonat më rurale, është larg nga koncepti i familjes kosovare dhe këtu është tërë dallimi që ka dal te ju si pengesë lidhjes serioze.

Aspekti tjetër është se në Kosovë akoma çdo familje ka ndikim te djali i vet. Nëse familja e tij nuk të do, nuk do ta keni të ardhmen e sigurt me bashkëshortin tuaj. Prandaj, nëse ata nuk të duan, tërhiqu.