Luar Arani ishte pa dyshim, një ndër këngëtaret më të dashura vite më parë me zërin e ëmbël dhe hitet si ‘Vetëm’ e ‘Udhëtim’.

Por që atëherë, këngëtaren nuk e kemi parë në skenën muzikore me projekte të reja. Kjo për faktin se Luar vazhdon të jetojë në Berlin të Gjermanisë dhe primare ka shkollim dhe punën.

Ajo ka mbaruar studimet në Berlin School of Economics and Law dhe punon në fushën e saj. Madje, me angazhimin në ekonomi e biznes ajo është përpjekur shpeshherë edhe të sjell investitorë gjerman në Shqipëri.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet, Luar duket e rezervuar edhe në rrjete sociale, pasi nuk poston shpesh dhe të vetmet foto janë me prindërit dhe shoqërinë.

Nuk dihet se kur këngëtarja planifikon të rikthehet me ndonjë projekt, prandaj deri atëherë na mbetet t’i dëgjojmë këngët e vjetra që falë vlerave arrijnë t’i rezistojnë kohës dhe të pëlqehen akoma. Por një gjë mund të thuhet pa drojë, Luar i mungon skenës shqiptare! /Prive