Warwick Turvey, 29-vjeç, ka arritur të ndërton një derë e cila derisa hapet paloset në anën tjetër sikur një letër kur ngjitet në mur, transmeton Telegrafi.

Turvey thotë se ideja për ta ndërtuar këtë derë të pazakontë i ka ardhur nga video-lojërat që i luan vazhdimisht, dhe i janë dashur vetëm një javë që ta realizon në përpikëri projektin e ri.

Djaloshi nga Queensland i Australisë, ka habitur edhe fqinjët të cilët në fillim menduan se bëhej fjalë për ndonjë copëz materiali të pambuktë që ka formën e një dere të cilën po e lëviz.

Por, pasi që e testuan edhe vetë u bindën në “veprën artistike” të këtij të riu. Turvey e ka krahasuar derën e tij me iluzionet optike që shpesh i hutojnë njerëzit.