Pjesë e tij ishte edhe reperi Gashi i cili karrierën e tij muzikore e ka krijuar në SHBA, shkruan lajmi.net

Kështu ai ka udhëtuar në shumë vende të botës ku edhe e ka shpalosur talentin që e ka në muzikë por vizita në vendin e tij është ajo e cila e bëri të ndihet ndryshe. Kështu të paktën thuhet në një postim të tij në llogarinë Twitter.

”Isha në shumë vende të botës këtë vit por udhëtimi në Kosovë më ka ndryshuar”, ka shkruar ai.

Ndryshe ai ka performuar në natën e dytë të festivalit Sunny Hill ku çoi në këmbë një publik të tërë.