Dhëndri u pajtua që t’i paguajë 20 mijë euro babait të nuses, ai pagoi pjesën e parë, ndërsa gjyqtari kishte vendosur që pjesën tjetër të pagesës ta kryente pas martesës.

Mirëpo, babai i nuses kishte dyshime në këtë gjë, dhe nuk e lejonte burrin e sapomartuar të dilte nga vetura për të shkuar t’i merrte paratë.

Ai i kërkoi dhëndrit që ta dërgonte një të afërm për t’i marrë paratë, duke refuzuar që të priste disa minuta, por dhëndri u ndje i fyer dhe menjëherë u divorcua nga gruaja.

Avokati që kërkoi të mos i publikohet emri ka thënë se dhëndri u ndje i fyer dhe përçmuar nga vjehrri i tij, dhe kështu i tha se nuk e dëshiron vajzën e tij për grua, dhe u divorcua në më pak se 15 minuta pas nënshkrimit të kontratës martesore./Telegrafi/