Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Shneta, drejtori i klinikës Dr. Hamdi Ramadani. Ai ka bërë të ditur se pas analizave të kryera në Institutin e Shëndetit Publik, rasti ka rezultuar pozitiv.

Po rasti i parë tashmë është vërtetuar si pozitiv nga Instituti. Pacienti është nga ana e Gjilanit dhe ka mohuar se është prekur nga rriqrat, por analizat kanë treguar të kundërtën. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore është stabile”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka bërë të ditur poashtu se edhe një rast tjetër është i dyshimtë për të cilin janë në pritje të rezultateve për ta konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik.