Ngjarja ndodhi në Spanjë, përkatësisht në rajonin e Katalonjës, ndërsa Policia ka bërë të ditur që po e trajton rastin dhe e ka shpallur në kërkim personin që besohet të ketë qenë duke vozitur një Peugeot.

Videon e ka publikuar në rrjetet sociale garuesi Vicent Anglada, ndërsa pamjet kanë ndezur edhe më tutje debatin për pjesëmarrjen në trafik të çiklistëve, të cilët rrezikohen seriozisht nga automjetet.

Problemi me rrezikun që vjen nga makinat për biçikletat është i pranishëm në shumë pjesë të botës, pasi infrastruktura nuk ofron komoditet për sportistët.