Por krahas kësaj cilët do të jenë faktorët e tjerë që ndikojnë? Në lidhje me këtë ndikon kohëzgjatja e shtatzanisë, përdorimi ose jo i anestezisë epidurale gjatë lindjes, pesha e gruas etj. Ndërkaq është e rëndësishme të theksojmë se një pjesë e mirë e grave vuajnë nga depresioni apo ankthi pas lindjes. Simptomat do të ndikohen edhe nga moti dhe ndër to mund të jenë trishtimi, irritimi, mungesa e përqëndrimit, ankthi, krizat e të qarave, etj. Ndryshimi hormonal do të jetë gjithashtu një faktor tepër me rëndësi në lidhje me shfaqjen e depresonit pas lindjes. Nëse simptomat do të jenë më të lehta nuk do të flasim për depresion por për baby blues.

Studimi i fundit: Një grup studiuesish ka marrë në studim rreth 20169 gra që kanë sjellë në jetë fëmijët nga muaji qershor 2015 deri në gusht 2017. Në total 817 gra (4.1%) kanë vuajtur nga depresioni pas lindjes .

Përse të lindësh në dimër dhe pranverë ka një efekt më pozitiv? Në realitet nuk dihet me saktësi por mendohet se mund të jetë e lidhur me kënaqësinë që të fal stina. Sipas studiuesve nëna do të ndihet më tepër e lumtur gjatë këtyre stinëve në përgjithësi./Burimi ''Për nënat"