Songyli ka sfiluar për emrat më të mëdhenj të modës në vend, duke i dhënë shije dhe finesë çdo kreacioni që ka bartur në trup.

Bukuroshja së fundi ka marrë pjesë në "Miss Grande Kosova" dhe ka triumfuar. Ajo, e ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës në këtë spektakël ku garonin vajza nga Kosova e Diaspora.

Songyl ka mahnitur të pranishmit dhe jurinë me ecjen profesionale, sharmin dhe ëmbëlsinë.

S'ka dyshim që ajo është freskia dhe bukuria e sfilatave të modës dhe jo vetëm./Kosovarja/