Afrona si modele vazhdon të jetë në bashkëpunim me njërën nga brendet e atjeshme ku punon dhe promovon rrobat më të reja të koleksioneve që arrijnë.

Edhe pse larg njëri tjetrit dy të dashuruarit Afrona dhe Blero ata kohë pas kohë vizitojnë njëri tjetrin, po ashtu edhe nuk mungojnë më dedikimet aq të ëmbla dhe të zjarrta.

Kjo largësi është shkak i angazhimeve që ata kanë në vendet përkatëse ku jetojnë Blero këtu më muzikë dhe koncerte nëpër vende të ndryshme, ndërsa Afrona vazhdon me aktivitetin si fotomodele.

Kur jepet hapësira dhe mundësia të jenë të lirë çifti janë të dhënë pas sportit, Blero më fitnes, ndërsa Afrona shfrytëzon shumë natyrën dhe ecjen. Kjo video që ajo ka sjell është aq motivuese për të gjithë për vrapim, por ana tjetër se si rrezikon me telefon për të realizuar këtë video nuk është aspak e këndshme.

Siç kemi pas mundësi të shohim shumë incidente dhe aksidente tragjike duke realizuar fotografi apo video vetëm e vetëm për të treguar të tjerëve se çfarë bën apo ku ndodhet e ku kanë përfunduar më fatalitet, edhe Afrona rrezikon shumë, por duke uruar që secili të ndërgjegjësohet dhe të mos praktikojnë veprime të tilla që shfaqin kaq rrezik për jetën. /Kosovarja/