Bëhet fjalë për Ermal e Ariana Fejzullahu, dyshja e cila tregojnë stil në çdo paraqitje, aq sa nuk do të habiteshim edhe po t’i shihnim si bloger të famshëm të rrjeteve sociale.

Ermali i veshur me kostum ‘dhëndrrie’ e Ariana me një fustan të shkurtër të bardhë, duken për mrekulli në fotografinë që nuk hezitoi të publikoi në llogarinë e tij Instagram.

Çifti në fjalë, gëzojnë një jetë familjare mjaft stabile dhe në harmoni pranë tre vogëlushëve të tyre simpatik që për kah ngjashmëria, duket se kanë marrë më tepër nga Ermali.

Por, nuk dihet nëse edhe talentin e babait të tyre do e trashëgoi ndonjëri për t’u bërë më pas gjenerata e tretë e familjes Fejzullahu që i fal art skenës shqiptare.

/Kosovarja/