Malësor Dashi e Armend Trena ranë në lumin Lepenc, për t’u gjetur kështu pas 1 javë nga aksidenti.

Raporti i autopsisë thotë se policët kanë vdekur gjatë rrokullisjes së veturës, rast ky që ndodhi më shumë se dy javë më parë. Ky informacion megjithatë nuk u bë i qartë, pasi dje kryeprokurori u citua të ketë thënë se “policët kanë vdekur para se të bien në lum”. Por, Jashari u sqarua sot për Gazetën Express

“Sipas raportit, trupat e dy policëve kanë vdekur gjatë rrokullisjes. Policët nga goditjet e mara, nga plagët e marra gjatë rrokullisjes ata kanë vdekur”, tha Jashari për Express.

Ai gjithashtu tha se raporti i ekspertizës thotë se vetura me të cilën policët u rrokullisën ishte në rregull dhe ata janë vetëaksidentuar.

I pyetur për detaje të tjera rreth raportit të ekspertizës së veturës, Jashari konfirmoi se Malësor Dashi dhe Armend Trena, nuk ishin duke ngarë veturën shpejtë.

“Nuk ishin shpejtë, diku në 40 kilometra në orë”, tha kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari.

Dy policët e Kosovës, Malsor Dashi e Armend Trena humbën jetën kur me veturën zyrtare ranë në ujërat e lumit Lepenc në mbrëmjen e 28 prillit.

Trupat e tyre u gjetën disa ditë më vonë në ujërat e lumit Lepenc pas kërkimeve nga ekipet e Policisë, FSK’së, zjarrfikësve e qytetarëve vullnetarë.