Kjo për shkak se, siç thonë ata, personat që vozisin vetura ekstravagante shihen si më pak të besueshëm dhe më aventuresk.

Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Evolutionary Psychological Science’, ka anketuar gjithsej 375 studentë për të parë se si e interpretojnë ‘reklamimin’ e pasurisë së një mashkulli.

Rezultatet kanë treguar se dy gjinitë – meshkujt e femrat – i vlerësojnë meshkujt me vetura të shtrenjta si më të interesuar në lidhje të shkurta seksuale dhe nuk i shohin si të përshtatshëm për lidhje serioze afatgjate.

Ndryshe nga ta, meshkujt që kanë vetura të lira shihen si më të përshtatshmit për partner.