Mësoni të menaxhoni paratë

Mund të duket e parëndësishme krahasuar me dashurinë, ama duhet që patjetër të mësoni të menaxhoni së bashku të ardhurat përpara se të martoheni. Kështu do t’i kurseni vetes çdo debat të mundshëm i cili do të lidhet me gjendjen financiare të familjes tuaj të ardhshme.

Mësohuni me të tjerë rreth e rrotull

Kështu nuk do të keni probleme kur familja juaj e ardhshme të zgjerohet.

Merrni një kafshë

Në mënyrë që të dy të kujdeseni për një qenie e cila “i përket” të dyve.

Debatoni

Nëse arrini t’i kaloni debatet përpara se të martoheni, jeta juaj bashkëshortore ka për të ecur vaj.

Mësohuni me distancën

Nuk i dihet se me çfarë do t’ju përballë jeta, kështu që është e mirë të mësoheni edhe me qëndrimin larg njëri- tjetrit.

Udhëtoni

Kështu do ta shijoni pjesën e para martesës po aq sa post- martesën./Revista Anabel/