Anxhela Martini nuk është edhe aq shumë aktive në rrjetet sociale, por kur ajo publikon diçka, menjëherë tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Kujtojmë se së fundmi ajo e “çmendi” rrjetin me disa video ku shfaqej në një klip me skena të nxehta me partnerin e saj Dragos.

Por, tani modelja ka ardhur sërish në qendër të vëmendjes me disa poza të nxehta të realizuara nga fotografi shqiptar Artan Korenica.

Ky i fundit i ka publikuar fotot në “Instagram” dhe ajo që bie në sy është lajmi që ai zbulon, që modelja deri më tani e kishte mbajtur të fshehtë.

Në foto ai flet për një emision të ri që do t’i shtohet “Top Channel”, që me shumë gjasa do të quhet ‘Top of the top’ dhe mesa duket do të prezantohet nga Angela Martini.

Ende s’ka asnjë konfirmim për këtë, por kjo do të ishte një kapërcim në karrierë për bukuroshen. /PanoramaPlus/