Bebe Rexha ishte dje e pranishme në festivalin e famshëm të muzikës “Coachella”, ku si shumë kolegë të saj, edhe ajo ka performuar para mijëra të pranishmëve, shkruan Kosovarja.

Këngëtarja e hitit “Meant To Be” ka postuar disa fotografi në Insagram, ku tregon se ka pasur edhe rastin të këndojë bashkë me reperin e famshëm Eminem.

“Nata e mbrëmshme ishte film. Këndova këngën që më ka ndryshuar jetën, bashkë me një legjendë”, ka shkruar Bebe, duke iu referuar Eminemit.

Siç e dijmë tashmë, Bebe ishte autore e këngës së famshme të Eminem dhe Rihanna “Love The Way You Lie”, ndërsa sot ajo po prek majat e suksesit me projekte të shumta solo. /Kosovarja/

Coachella 2018
A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on