Muzika është ajo që bashkon shumë njerëz në mbarë botën.

Madje shumë njerëz për këngëtarin/këngëtaren e tyre të preferuar janë në gjendje të bëjnë “çmenduri” të ndryshme.

Mirëpo, se dy persona kanë krijuar një lidhje dashurie duke pritur publikimin e këngëve të një këngëtari, kjo nuk është dëgjuar më parë, shkruan “Zeri.info”.

Është një adhurues i muzikës së rep-artistit Unikkatil, ai që para 3 viteve është njohur me vajzën e ëndrrave të tij, duke pritur publikimin e këngës së reperit korovar.

Ishte 1 gushti i vitit 2015 kur Alfred Berisha dhe tashmë e dashura e tij, ishin duke e pritur Unikkatilin që të publikonte këngën e tij “Për qato”, ku ata u njohën.

Dy ditë më parë, pra më 14 prill të këtij viti, Unikkatil përsëri publikoi këngën e tij më të re të titulluar “Ni Milion Rrugë”, e pikërisht edhe kjo datë, çiftin e lartpërmendur e gjeti me risi.

Ata me 14 prill të këtij viti, kurorëzuan dashurin e tyre 3-vjeçare me fejesë.

Ka qenë vet Alfredi ai që e ka bërë publike këtë gjë në “YouTube”, në komentet e këngës së Unikkatilit.

Ky është komenti i Alfredit: