Është e vërtetë se gjatë kohës që vaji i ullirit digjet, mund të shkaktojë shumë dëme në shëndet, përfshirë edhe sëmundje të rënda si kanceri. Djegia e vajit shkakton shkatërrimin e enzimave, proteinave natyrale, duke sjellë në këtë mënyrë rritjen e karbohidrateve dhe sheqerit, humbjen e vitaminave dhe mineraleve, si dhe eliminimin e ujit.

Pra, është i rrezikshëm gatimi me vaj ulliri?

Ok, është një pikëpyetje që është bërë shpesh: Duhet të gatuash apo jo me vaj ulliri? As nga shkenca nuk ka një përgjigje të prerë, ama nga studimet e fundit, ka rezultuar se nëse gatuhet, vaji i ullirit i humbet të gjitha cilësitë e tij që e bëjnë të ndryshëm nga të tjerët, sa u përket vetive kurative.

Sipas studiuesve, në çdo lloj gatimi në temperatura të larta, vihet re humbja e cilësive të vajit të ullirit.

Kur vaji i ullirit nxehet, cilësia e tij degradon, duke humbur një pjesë të madhe të vlerave. Kjo vlen për të gjitha mënyrat e gatimit (ushqimet e skuqura apo të pjekura).

Skepticizmi i disa studiuesve u vërtetua pas testimeve në grupet e ndryshme të njerëzve. Vaji i ullirit, sigurisht nuk është në grupin e vajrave me përmbajtje të lartë toksike, por edhe pse e vogël, edhe ai ka sasi oksidimi. Nëse vazhdoni të përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër për gatim, atëherë duhet të bëni kujdes që të jetë vërtet i tillë./b.l