Luani:

Te përkëdhelur dhe gjithmonë ne qendër të vëmendjes, Luanët duken si mospërfillës dhe jo të sinqertë, por ne fakt është krejt e kundërta. Ata janë vetvetja, janë të ndershëm dhe të hapur. Duke pasur një kod moral strikt, Luani nuk e toleron aspak gënjeshtrën. Natyra e tyre empatike tregon se ata janë shumë të ndërgjegjshëm për dëmet që mund të sjellë dashakeqësia e tyre dhe mundohen ta shmangin sa të mundin. Bujarë dhe të përkujdesur, ata gjithmonë i ndihmojnë ata që duan dhe nuk i tradhtojnë asnjëherë.

Akrepi:

Akrepët i njohin shumë mirë gënjeshtarët dhe ua nxjerrin gjithmonë në pah këtë gjë. Ata e konsiderojnë gënjeshtrën dhe zhgënjimin si një shenje dobësie dhe mundohen ta denoncojnë kurdo dhe kudo. Tejet besnikë, Akrepët nuk munden kurrë të manipulojnë në të mirë të tyre.

Ujori:

Ujorët janë të duruar dhe gjithmonë falin, përveç rasteve kur i gënjeni. Nëse nuk flisni me të dhe t’u tregoni të vërtetën apo edhe më keq i tradhtoni, keni për të njohur persona tërësisht ndryshe. Ata nuk do të mund t’ju gënjejnë sepse vetë nuk e durojnë gënjeshtrën.