Vala

Një aplikacion, i mundësuar në Arabinë Saudite, po lejon burrat të përgjojnë gratë e tyre kudo që ato ndodhen.

Apple dhe Google po akuzohen se po ndihmojnë ‘të zbatojnë aparteidin gjinor’ në Arabinë Saudite duke ofruar një aplikacion në platformat e tyre, i cili lejon burrat të gjurmojnë gratë dhe t’ua ndalojnë atyre të largohen nga vendi, transmeton lajmi.net.

Aplikacioni, i ashtuquajtur ‘Absher’, është në dispozicion në dyqanet ‘Google Play’ dhe ‘App Store’.

Aplikacioni është i zhvilluar nga qeveria saudite, i cili iu lejon burrave të përcaktojnë se kur dhe si gratë mund të kalojnë kufijtë e Arabisë Saudite – dhe do t’i paralajmërojnë edhe nëse veprojnë kështu.

‘Absher’ është identifikuar nga aktivistët dhe refugjatët si një faktor kryesor në vështirësitë e vazhdueshme që gratë i kanë në Arabinë Saudite.

Aplikacioni u lejon burrave të përcaktojnë se ku mund të shkojnë gratë, për sa kohë dhe në cilat aeroporte u lejohet të shkojnë.

Njoftimet vijnë nëse një grua lë një zonë të caktuar. Kjo është një nga arsyet kryesore për të cilat gratë kanë vështirësi në ikje nga Arabia Saudite.

MUND TË JU PËLQEJNË