Vala

Vlora Çitaku ka disa fjalë pas suksesit të Dua Lipës në “Grammy”.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes rrjeteve sociale ka uruar Dua Lipën për dy çmimet “Grammy”, shkruan lajmi.net.

Duke e shprehur entuziazmin për fitoren e saj, Çitaku ka përmendur se Dua është nga Kosova.

“Zonja dhe zotërinj, njihuni me artisten më të mirë të re dhe ajo është nga Kosova”, shkruan Vlora në një nga postimet.

“Dhe çmimi Grammy për ‘Kënga më e mirë dance’ shkon tek Dua Lipa. #Nga Kosova, me dashuri”, janë fjalët e Vlora Çitakut.

MUND TË JU PËLQEJNË