Vala

Almeda Abazi ka për të thënë diçka për Dua Lipën

Pas suksesit që ka arritur Dua Lipa, modelja shqiptare, Almeda Abazi ka për të thënë diçka për të.

Këngëtarja Dua Lipa është shqiptarja e parë e cila arriti të marrë çmime në ‘Grammy’ dhe ky fakt po i gëzon të gjithë shqiptarët, shkruan lajmi.net.

Dua fitoi dy çmime, atë “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.

Urimet nga shqiptarët kanë qenë të shumta dhe jo vetëm nga ta, e nuk ka munguar edhe ai i gruas të ‘Çënarit’, Almeda Abazit. Ajo nëpërmjet një Instastory ka treguar se mburret me Dua Lipën.

“Aq krenare”, ka shkruar Almeda mbi foton në të cilën shihet Dua Lipa me trofe në dorë.

MUND TË JU PËLQEJNË