Vala

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka folur për media duke bërë të ditur se edhe një person është duke luftuar me jetën si pasojë e aksidentit të trafikut në fshatin Mramor.

Sipas tij, mjekët në QKUK janë duke bërë përpjekje maksimale që t’ia shpëtojnë jetën pacientit, që është në gjendje kritike.

“U shprehi ngushëllime viktimave. Po ashtu kemi një pacient në gjendje të vështirë, mjekët janë duke e bërë punën e tij dhe duke provuar t’ia shpëtojnë jetën. Pacientët tjerë kanë pësuar disa lëndime si ndrydhje në gjokse”, ka thënë ministri për media.

Po ashtu, Ministri Mustafa ka thënë se janë 10 persona të përfshirë në aksident, ku shtatë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Po ashtu, ai ka treguar se lëndime ka pësuar edhe ambasadorja turke, duke lënduar kështu krahun e djathë.

Rikujtojmë, që si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekur tre persona.

MUND TË JU PËLQEJNË