Vala

Këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj u bë me shtëpi të re.

Dreshaj dashurinë e saj e kurorëzoi në qershor të vitit që lamë pas me me hokeisin çek, Jakub Kindl, shkruan “Kosovarja”.

Për një periudhë të shkurtër çifti arriti të bëhen me shtëpi të re, kjo shkak i kushteve të mira.

Këtë e ka bërë të ditur vet Afërdita përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit e saj.

“PO!!! Ne kemi shtëpi të re”, ka shkruar ajo sipër imazhit.

Derisa gëzimin e shprehu në publik, mbeti sekret vetëm vendi se ku e kanë blerë shtëpinë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË