Adea Pula po vazhdon të mahnitë me pamjen dhe stilin e saj.

Ky emër nuk është i panjohur për ne e sidomos për moshatarët e saj, të cilët janë rrit me këngët e saj.

E sot Adea ka ndryshuar goxha shumë, e është bërë një femër mjaft e bukur dhe e zonja, shkruar Kosovarja.

Kjo fjalë “ e zonja” nuk po del rastësisht nga ne, pasi që atë spo e shohim duke qëndruar kurrë të në njëjtin vend, pasi ajo po gjendet nëpër udhëtime të ndryshme.

Së fundi, ajo ka disa ditë që po qëndron në Londër, e që duket që bukuroshes i ka lënë mjaft përshtypje, pasi që edhe po ndan foto çdo ditë në Instagram.

Në imazhin e fundit, ajo është paraqitur me disa lodra, më të cilat dukej shumë e lumtur, e më së shumti këtë lumturi e pasqyronte buzëqeshja e saj.

E ndoshta këto lodra janë për nipin e saj, e cila ska shumë që iu dha epiteti Teze, dhe që natyrisht kur bëhet fjalë për atë nuk kursehet asapak.

Adea ka kohë që nuk është aktive në muzikë, edhe pse para disa viteve ka qenë vetë ajo që e ka konfirmuar rikthimin e saj shumë shpejt. /Kosovarja/

 

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË