Vala

Aktorja e humorit, Elida Shasivari, së fundi është parë duke luajtur edhe në teatër. Ajo ka lënë pas interpretimin në shfaqjen “Gjashtë”, që u vë në teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë, shkruan “Kosovarja”.

Aktorja gjakovare në këtë shfaqje ka luajtur përkrah Edi Kastratit, që nga masa e gjerë njihet për rolin e “Gjakovarit” në serialin “O sa mirë”.

Shasivarin publiku e fiksoj me rolin e famshëm të “Totës Mojë”. Ky karakter i gruas gjakovare i dha sukses të pa masë Elida Shasivarit, shkruan “Kosovarja”.

Dikur dyshja Elida Shasivari dhe Sevdai Radogoshi ishin pa mëdyshje më e pëlqyera, por prej vitesh ata më nuk punojnë së bashku.

Ndonëse nuk punojnë, kjo nuk do të thotë që kanë ndërprerë edhe komunikimin kolegial./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË