Vala

Shumica e banjove në të cilat keni hyrë qoftë në shtëpi, lokale, restauronte, bare, shkolla, universitete etj, kanë një veçori të përbashkët.

A e keni se në të gjitha këto, prizën për ndezjen e dritës e kanë nga jashtë, afër derës, e jo brenda sikurse dhomat tjera, transmeton Indeksonline.

Është shumë e thjeshtë, kjo është për t’iu mbrojtur, pasi që energjia elektrike dhe uji nuk bën të përzihen mes vete.

Pra, shembull nëse ju dilni nga dushi dhe jeni i lagur, atëherë kontakti me rrymën padyshim që do të ishte fatal për ju.

Në Britani të Madhe, elektricistët e kanë të ndaluar të vendosin prizën e dritës 0.6 metra afër vaskës apo dushit.

E në një banjo të vogël, padyshim që kjo nuk lë hapësirë të madhe për prizën, duke bërë që detyrimisht ajo të vendoset jashtë te dera.

Interesante apo jo?

MUND TË JU PËLQEJNË