Vala

Ramadan Krasniqi-Dani është ndër zërat e artë të muzikës shqipe, nga ata zëra që i dëgjon me ëndje dhe tingëllojnë pa krahasueshëm, shkruan “Kosovarja”.

Dani nga Peja, nuk është ndër ata këngëtar që imponohet në media e rri gjatë gjithë kohës duke folur për veten a sukseset e tij.

E, megjithatë, media ka pasur e vazhdon të ketë shumë kureshtje për të dhe jetën e tij private.

Dani e ka humbur të shoqen në moshë të re, për çka edhe është rrëfyer disa herë. Përkundër faktit se mbeti vetëm në moshë të re, ai nuk ka menduar ndonjëherë të martohet sërish, shkruan “Kosovarja”.

Kur është pyetur nëse ka menduar të martohet për herë të dytë, Dani ka deklaruar se kjo nuk mund të ndodh asnjëherë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË