Vala

Astrologët kanë përcaktuar shenjat që nuk e përballojnë mirë një ndarje.

Ato vijojnë si më poshtë:

Virgjëresha

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës shpejt dhe lehtë do ta ndërrojnë partnerin nëse lidhja nuk do të jetë serioze, mirëpo kur një herë dashurohen seriozisht, vështirë do të ndahen nga personi i dashur. Janë të gatshëm që angazhohen shumë për lidhjen të cilën e duan. Madje edhe nëse grinden keq dhe ndahen, partneri i Virgjëreshës mund të llogaritë që Virgjëresha do të kthehet dhe do të shpëtojë lidhjen.

Peshqit

Peshqit janë më të butët, më të ndjeshmit dhe me epsh më të madh se të gjitha shenjat e horoskopit, andaj dashurohen marrëzisht dhe përgjithmonë. Madje edhe nëse ndarja është gjëja më e mirë për të dy partnerët, njerëzit e lindur në këtë shenjë vështirë mund të ndahen nga partneri dhe do të bëjnë çdo gjë që të qëndrojnë bashkë. Nëse ndodh ndarja, Peshqit pothuajse gjithmonë i kthehen partnerit dhe do të japin çdo gjë nga vetja që të gjejnë mënyrën se si ta mbajnë partnerin.

MUND TË JU PËLQEJNË