Vala

Të gjithë ne duam të ndjejmë dashuri dhe do të ishim të gatshëm të sakrifikonim edhe lumturinë tonë për hir të dashurisë. Ndonjëherë kjo gjë është tepër e dëmshme për zhvillimin personal.

Për më tepër vitet e beqarisë konsiderohen si vitet më produktive. Më poshtë ju sjellim sipas “The Bright Side”, arsyet se të jeni ‘single’ është më mirë se të jeni në një lidhje:

1 – Mund të bësh çfarëdolloj gjëje që dëshiron
Ata që kanë qenë në një lidhje për një kohë të gjatë e kuptojnë këtë më mirë se të tjerët. Ju keni lirinë tuaj dhe mund të bëni çdo gjë që doni dhe askush nuk do t’iu fajësojë për zgjedhjet tuaja.

2 – Nuk sakrifikoni rehatinë
Pasi përfundoni një ditë të lodhshme në punë ju nuk keni përse filloni të ziheni apo të mendoni se çfarë do të gatuani.

3 – Jeni më tërheqës
Personat në një lidhje zakonisht e lëshojnë veten e tyre duke shtuar në peshë ose duke mos mbajtur në formë ‘look-un’ e tyre. Vetmia ju jep mundësinë të fokusoheni më tepër tek vetja juaj.

4 – Mbani kontakte me miqtë tuaj
Beqaria ju jep lirinë të shoqëroheni me miqtë tuaj sa herë dëshironi dhe askush nuk do t’iu bëjë moral për këtë gjë.

5 – Organizoni ditën sipas dëshirës suaj
Kur jeni vetëm ju mund të skeduloni aktivitetet e ditës sipas dëshirës dhe kohës tuaj.

6 – Jeni më të relaksuar
Beqaria ju jep qetësinë që ju nevojitet. Lidhja dhe ndjenjat ju bëjnë më të stresuar dhe të shqetësuar në lidhje me partnerin.

7 – Jeni produktiv
Kur jeni vetëm e gjithë vëmendja juaj përqendrohet tek ju dhe puna juaj. Në vend që të rrini duke biseduar me partnerin ju fokusoheni më shumë tek puna që keni.

8 – Ju keni prioritetet tuaja
Ata që janë në lidhje duhet të marrin dhe mendimin e partnerit rreth një aktiviteti që dëshirojnë të bëjnë. Ndonjëherë ata nuk bien dakort, prandaj beqaria është më e nevojshme në këtë rast.

9 – Ruani energjinë tuaj
Vetmia ju ndihmon të ruani energjinë tuaj në vend që ta harxhoni atë duke u marrë me partnerin apo me zënkat me ta.

10 – Keni mundësinë të kuptoni se kush jeni ju në të vërtetë
Vetmia ju jep kohën e duhur që ju të analizoni jetën dhe veten tuaj.

MUND TË JU PËLQEJNË