Shpend Ahmeti nderon Dua Lipën me ‘Çelësin e Qytetit’

Shpend Ahmeti nderon Dua Lipën me ‘Çelësin e Qytetit’
Shpend Ahmeti nderon Dua Lipën me ‘Çelësin e Qytetit’
Shpend Ahmeti nderon Dua Lipën me ‘Çelësin e Qytetit’

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa.

Ahmeti në emër të Komunës së Prishtinës i dhuroi asaj edhe ‘Çelësin e Qytetit’ për promovimin që po i bën shtetit tonë. E cila u bë edhe artisja e parë që u nderua me këtë çmim.

Ndërsa Dua u shpreh të jetë e lumtur që do të performojë për të dytën herë para adhuruesve të saj në Kosovë, për të cilët tha se ndjehet mirënjohëse.

‘Ky është vetëm fillimi për ecjen dhe përparimin e artit dhe kulturës së Kosovës që do ta bëjmë së bashku. Faleminderit për përkrahjen që me jepni, pa juve s’do të isha këtu, sepse e di që më keni mbështetur duke dëgjuar këngët e mija’, është shprehur ndër të tjera artisjta e famshme, transmeton Indeksonline.

Që çdo gjë është gati për nisjen e festivalin ‘Sunny Hill’ e tha edhe organizatori i kësaj ngjarjeje, Dukagjin Lipa.

‘E kemi bërë një punë të madhe dhe të mirë për Prishtinën. Ia kemi arritur qëllimit të jemi në mediat e huaja, të cilat kanë folur dhe kanë shkruar për Festivalin Sunny Hill që do të mbahet në Kosovë’, tha Lipa.

Ndryshe Sunny Hill do të nis sot në Parkun Nacional ‘Gërmia’ dhe do të ketë 72 orë program.


Lexo Revisten Online

Gusht, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
E pakrahasueshmja Morenë!
Gjurmëmadhi Qani Mehmedi
Pa Kosovë si pa sy!
Si u mor gabimisht në Hagë Agim Murtezi?

https://kosovarja.al/showbiz/