Marina: Geti gatuan për mua, unë laj pjatat

Marina: Geti gatuan për mua, unë laj pjatat
Marina: Geti gatuan për mua, unë laj pjatat
Marina: Geti gatuan për mua, unë laj pjatat

Marina Vjollca ka qenë mysafire e shoumenit Ermal Mamaqit në emisionin “Xing me Ermalin”.

Bukuroshja ka treguar shumë të pathëna rreth jetës profesionale si dhe private.

Ajo javë më parë kurorëzoi lidhjen përmes një dasme glamuroze me reperin shqiptar, Getoar Selimin, i njohur më mirë si Geti.

Marina tregoi se tashmë mban mbiemrin Selimi ndërsa në televizione do të prezantohet si Marina Vjollca.

Kjo e fundit gjithashtu zbuloi se reperi është kuzhinier i familjes pasi që ai kujdeset për gjellërat ndërsa biondina merret me pastrimin e enëve.

“Për të qenë e sinqerte, Geti më privon prej gjellës. Geti gatuan, ndërsa unë jam asistentja. Lajm vetëm pjatat. Gatuan në mënyrë të përkryer”, tha ndër të tjerash Marina.

Ndryshe, Marina tash e mbas do ta shohim në rolin e moderatores së një shou televiziv në TV Klan.

Lexo Revisten Online

Shtator, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Shqiptari që rrëmbeu titullin “Më i bukuri i Gjermanisë”
Ç’kohë është kjo?
Ia ka bërë varrin djalit, edhe pse eshtrat ende nuk i janë gjetur
Luftëtari që vlejti sa 1000 ushtarë

http://kosovarja.al/showbiz/