Kur do të bëhet nënë Yllka Kuqi? (Video)

Kur do të bëhet nënë Yllka Kuqi? (Video)
Kur do të bëhet nënë Yllka Kuqi? (Video)
Kur do të bëhet nënë Yllka Kuqi? (Video)

Këngëtarja nga Gjakova Yllka Kuqi, ka kohë që është martuar por, ajo ende nuk ka sjellë në jetë një fëmijë.

Ajo po vazhdon të vijë me projekte të reja, të pëlqyeshme nga publiku, dhe gjithmonë tejet elegante.

Por në aspektin familjar, nuk është se ka pasur diçka të re.

Në një intervistë për emisionin Prive, ajo ka shpalosur disa detaje nga jeta e saj private, duke thënë se e ka ndërmend të nisë edhe një bebe, por se nuk e di ende kur.

Ajo ka thënë se nuk i pëlqen që të krijojë komercializëm nga jeta private, për këtë arsye edhe nuk ka shumë dramë në jetën e saj.

“E kam menduar atë punë. Ma merr mendja që ka pak njerëz që nuk e mendojnë këtë gjë. Secili e do vazhdimësinë. Po pres edhe pak, për arsye se është më problematike kur ke një karrierë artistike dhe je grua”, ka thënë Yllka.

Gjatë kësaj interviste, Yllka po ashtu ka treguar se do të sjellë për publikun edhe dy këngë të reja. /Prive

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +383 38 51 75 75 - MOB: +383 44 14 34 48;

Na ndiqni në

http://kosovarja.al/showbiz/