Këta janë ish-të dashurit e Dafina Zeqirit

Këta janë ish-të dashurit e Dafina Zeqirit
Këta janë ish-të dashurit e Dafina Zeqirit
Këta janë ish-të dashurit e Dafina Zeqirit

Të gjithëve ju kujtohet në hapat e saj të parë në karrierë këngëtarja Dafina Zeqiri.

Ajo kishte ardhur nga Suedia, që famën e saj ta arrinte në vendlindjen e saj, transmeton Gazeta Express.

Me një stil të veçantë që ndryshonte nga shumë yje të njohura të estradës, Dafina shumë shpejt arriti të bëhej njëra ndër këngëtaret më të kërkuara e më të pëlqyera në vend.

Por përveç sukseseve të shumta në karrierën e saj profesionale, ajo ka qenë mjaft e komentuar për jetën e saj private.

Dafina u përfol për lidhje të shumta, por ndër më të përfolurat ishin ajo me Krenar Çoçajn dhe me reperin e njohur Ledri Vula, me të cilin edhe realizoi këngë.

Për një kohë shumë të gjatë, Dafina ishte në lidhje me Krenarin të cilin e kishte edhe menaxher.

Por çifti pas një konflikti të ashpër që kishin, vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre.

Pas ndarjes nga Krenari, u përfol shumë se njëri shkak ishte pikërisht lidhja e Dafinës me Ledrin.

Daffy e Ledri përveç lidhjes, ata publikuan edhe këngë së bashku.

Në ndërkohë qarkulluan zërat se Dafina kishte mësuar për tradhtinë që Krenari i kishte bërë me një modele kosavare që jetonte në Finlandë.

Ish-i dashuri i Dafinës, Krenari tashmë përfolet për lidhjen e tij me bukuroshen nga Shqipëria Luana Vjollcën.

Por, lidhet e Dafinës nuk përfunduan me kaq.

Ajo u përfol se ishte në lidhje edhe me reperin e njohur Bj Blunt, por që kjo u mohua nga vetë këngëtarja.

Fatos Bajqinofci, ishte një emër tjetër për të cilin u tha se ishte në lidhje me këngëtaren Zeqiri.

Dafina ka shumë kohë që tani është duke jetuar dhe vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja shqiptare së fundmi kishte bërë publike lidhjen e saj me një djalë nga Republika Dominikane.


Lexo Revisten Online

Tetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Luiza Hasani vajza me yll në ballë
Isha i fundit i ndershëm
I pazëvendësueshmi
Unë budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

http://kosovarja.al/showbiz/