Godet Era para të rinjëve të Xhamajkës

Godet Era para të rinjëve të Xhamajkës
Godet Era para të rinjëve të Xhamajkës
Godet Era para të rinjëve të Xhamajkës

Jemi nën ethet e Kampionatit Botëror, i cili zyrtarisht fillon sot, kjo ngjarje sportive merr vëmendjen e gjithë botës.

E kësaj radhe jo vetëm të dashamirësve të sportit, por edhe të muzikës. Një emër i ri në skenën botërore Era Istrefi e cila vjen po ashtu nga një shtet i ri në botë, Kosova është bërë ikona e këtij Botërori bashkë me të famshmit Will Smith dhe Nickey Jam. Treshja realizoi himnin e Kupës së Botës 2018, “Live it Up”, këngë e cila po pritet shumë mirë. Pas këtij suksesi bukuroshja nga Kosova si duket ka marrë inspirim edhe më shumë, para pak ditësh ajo lansoi edhe këngën tjetër solo “Prisoner” . 

Për këtë projekt Era për Billoard ka thënë se është këngë që e identifikon atë, e ne e dimë se Istrefi është talent i jashtëzakonshëm i muzikës reggae. Për të realizuar videoklipin e “Prisoner” Era ka shkuar pikërisht në djepin e këtij zhanri të muzikës, Xhamjaka. Ajo ka publikuar video në Instastroy ku ka konfirmuar se po xhirohet spoti i këngës, e po ashtu ka ndarë momentet të këndshme me të rinjtë xhamajkan, të cilët nuk kanë shpëtuar pa një golë nga Era./21Media 


Lexo Revisten Online

Gusht, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
E pakrahasueshmja Morenë!
Gjurmëmadhi Qani Mehmedi
Pa Kosovë si pa sy!
Si u mor gabimisht në Hagë Agim Murtezi?

https://kosovarja.al/showbiz/