Edhe Hashim Thaçi ka dy fjalë për performancën e Era Istrefit në Rusi

Hashim Thaçi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një urim pas përfundimit të ndeshjes së Kampionatit Botëror ku Kroacia u mposht nga Franca me rezultat 4:2.

Ai ka uruar Francën për triumfin në Kupën e Botës në futboll, Kroacinë që u radhit e dyta dhe këngëtaren shqiptare Era Istrefi, që performoi para zhvillimit të finales

“Urime për blutë e Francës! Një fitore fantastike! Urime për Kroacinë që jo vetëm se ëndërroi por edhe punoi shumë që ta arrinte ëndrrën.

Urime edhe Era Istrefi për gëzimin që solle miliona tifozëve me performansën tënde! #WorldCupFinal2018“, shkroi Thaçi në tri gjuhë të ndryshme në Twitter.

Lexo Revisten Online

Gusht, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
E pakrahasueshmja Morenë!
Gjurmëmadhi Qani Mehmedi
Pa Kosovë si pa sy!
Si u mor gabimisht në Hagë Agim Murtezi?

https://kosovarja.al/showbiz/