
“Stupcat” të përbërë nga treshja humoristike, Vedat Bajrami, Mensur Sfaçiu dhe Osman Azemi, janë ndër më të pëlqyerit e humorit aktual në vend, shkruan Kosovarja.
Sinkronizimi që gëzojnë mes vete, sigurisht i ka bërë kaq të dashur për publikun shqiptar, duke qenë se para profesionit, ata kanë një relacion shumë të afërt miqësor.
Por, si duket Vedatit i ka mbetur syri edhe në muzikë, aq sa këtë gjë e konfirmon fotoja e fundit e publikuar nga ky i fundit, teksa konfirmon se do të jetë pjesë e këngës së reperit Lumi B.
E kjo nuk është hera e parë që Vedatin e shohim në një videoklip reperësh, pasi që kënga e Gjikos ishte e para ku ai mori pjesë me njërin nga rolet e shumë pëlqyera” Sahir Plisi”.
Të jetë kjo një shenjë se Vedati po shkëputet dalëngadalë nga grupi i “Stupcave”?
Me sa kuptohet nga raporti i tyre, kjo gjë nuk do të ndodhë, derisa gjithçka mes tyre funksionon për mrekulli, e të tillë i do audienca.
/Kosovarja/
