Dimri i acartë, personazhet shqiptare veshin kafshët (Foto)

Dimri i acartë, personazhet shqiptare veshin kafshët (Foto)
Dimri i acartë, personazhet shqiptare veshin kafshët (Foto)
Dimri i acartë, personazhet shqiptare veshin kafshët (Foto)

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë ditët e fundit Kosovën dhe Shqipërinë kanë qenë lajm kryesor për të gjitha mediat.

Të gjithë janë treguar të kujdesshëm duke u veshur sa më trashë në këto ditë të ftohta. Jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët! E këtë herë nuk bëhet fjalë për modë e tendenca, por për t’u ndierë sa më ngrohtë.

Personazhe të njohur të ekranit shqiptar, të cilët kanë një lidhje të veçantë me kafshët, janë treguar të kujdesshëm duke i veshur miqtë me katër putra gjatë këtyre ditëve të acarta. Shpesh qeni apo macja konsiderohet pjesë e familjes dhe nga dashuria e madhe që këta VIP-a kanë për ta doemos i mbrojnë edhe nga i ftohti.

Elita Rudi, Yll Limani, Roza Lati, Beatrix Ramosaj e Iva Tiço kanë postuar në llogaritë e tyre në rrjete sociale disa fotografi të miqve të tyre të vegjël, të cilët duket se kanë përballuar mirë të ftohtin.

Në vijim do të shihni disa foto shumë simpatike. /Blitz/

Lexo Revisten Online

Dhjetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Mis, ikonë femërore, ekstravagante, misterioze
Sonte, 31 dhjetor 2017
Çka thotë Shaqir Palushi për kompaninë e tij, për Kosovën, për familjet në nevojë e për Çun Lajçin?
A është dheu i Kosovës i mallkuar?

http://kosovarja.al/showbiz/