Çun Lajçi sërish shkruan poezi prekëse për të bijën e tij të ndjerë Bubën

Çun Lajçi sërish shkruan poezi prekëse për të bijën e tij të ndjerë Bubën
Çun Lajçi sërish shkruan poezi prekëse për të bijën e tij të ndjerë Bubën
Çun Lajçi sërish shkruan poezi prekëse për të bijën e tij të ndjerë Bubën

Çun Lajçi njëri ndër aktorët tanë më të mirë, muaj më parë humbi vajzën e tij në moshë të re, shkruan “Kosovarja”.

Ashtu sikurse e përshkruan vet Çuni në poezitë e tij, Bubulina ishte një shpirt rebel dhe shumë e gjallë.

Por, tik-takja e zemrës së saj ndaloi për të mos filluar më që të trokas.

Poezia e Çun Lajçit që do e lexoni tani, vërtet është shumë prekëse./Kosovarja/

Ja poezia e plotë: 

Zemër e heshtun

(Bubës)
Ti ike Bubë
as vet s’e dijte pse, 
por n’heshtim shkove
e befasueme me guximin 
e tepruem të zemrës
që s’të rrehi
ndoshta
prite të filloj sërish tiktaku
e të zgjoheshe ta qortoje 
për heshtjen e saj
po
nuk u zgjove
Po Bubë
ti ike me pushua zemrën
lodhë numërimësh vitësh e stinësh 
m'e kurdisë edhe njiherë
me çelsin e zemërlekut të orës
e me ecë prap numërave 
si akrepat
Po nuk u zgjove
Jo pse deshte
ike
po pse s‘besove se s’do të kthehësh 
andaj
vdiqe tue qeshë me rebelimin 
e nji zemre që duel dore
Amen Bubë

Lexo Revisten Online

Dhjetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Mis, ikonë femërore, ekstravagante, misterioze
Sonte, 31 dhjetor 2017
Çka thotë Shaqir Palushi për kompaninë e tij, për Kosovën, për familjet në nevojë e për Çun Lajçin?
A është dheu i Kosovës i mallkuar?

http://kosovarja.al/showbiz/