‘Brenda’ po lufton me kancerin, postimi i fundit do t’iu bëjë me lot!

‘Brenda’ po lufton me kancerin, postimi i fundit do t’iu bëjë me lot!
‘Brenda’ po lufton me kancerin, postimi i fundit do t’iu bëjë me lot!
‘Brenda’ po lufton me kancerin, postimi i fundit do t’iu bëjë me lot!

Aktorja e njohur, Shannen Doherty ka ndarë betejën e saj me kancerin e gjirit me gjithë fansat e saj pothuajse në secilin hap dhe postimi i saj i fundit nuk është përjashtim.

Në nder të muajit të Sensibilizimit për Kancerin e Gjirit, aktorja postoi një fotografi emocionale në Instagram ku shihet duke qarë për humbjen e flokëve ndërsa ajo iu nënshtrua kimioterapisë.

“Ky imazh është shumë personal për mua. Unë kisha filluar kimioterapinë. Isha duke përdorur një kapele me shpresën që të mos humbisja flokët por rezultati ishte me grumbuj flokësh në duart e mia”.

“Isha e sëmurë, ndihesha sikur jam duke e humbur veten. Kam fituar njerëz ashtu si edhe kam humbur. Isha e dobët dhe isha e fortë. U ndjeva e shëmtuar dhe akoma më e bukur përbrenda se sa që isha më parë. E mbaj mend këtë si dje, ashtu si të ishte një minutë më parë “, ka shkruar ajo.

“Kanceri ka shumë faza. Shok, mohimi, pranimi, nervozizmi, rebelimi, frika, të qenit mirënjohës, bukuri, lehtësim. Edhe atëherë ka faza të tjera. Kanceri është me ty gjithmonë. Ata që e kanë përjetuar e dinë mirë, se edhe kur e mund atë, kanceri është gjithmonë më ty, në mënyrë të mirë dhe në mënyrë të keqe. Prapë ki një varg emocionesh. Prapë ke nevojë për mbështetje dhe dashuri”, ka thënë ajo tutje, transmeton Klan Kosova.

Aktorja 45 vjeçare ka treguar se është diagnostifikuar me kancer në muajin gusht të vitit 2015. Qysh atëherë, ajo vazhdimisht ka ndarë me fansat e saj, të gjitha hapat në luftën e saj kundër kësaj sëmundjeje.
Ajo në muajin prill bëri të ditur se tashmë e kishte mundur këtë sëmundje që po merr jetën e njerëzve gjithandej botës.
Madje, gjatë verës, ajo është rikthyer në xhirime.

Breast Cancer Awareness month. This image is so personal to me. I had started chemo. Was using a cold cap in hope to not lose my hair. End result was clumps in my hands. I was sick, felt like I was losing myself. Gained people and lost people. Got weak and got strong. Felt ugly and yet more beautiful inside than I had ever felt before. I remember this like it was yesterday, like it was a minute ago. Cancer has so many phases. Shock, denial, acceptance, anger, resentment, rebellion, fear, appreciation, beauty. Remission. Even then, the phases keep coming. Cancer is with you forever. Those who have experienced it know that even after you’ve kicked it’s ass, it still impacts you, in good ways and bad. You still go thru the roller coaster of emotions. You still need support and love. And you can still grasp life and live, live live. #cancer #cancerslayer
A post shared by ShannenDoherty (@theshando) on

Lexo Revisten Online

Tetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Luiza Hasani vajza me yll në ballë
Isha i fundit i ndershëm
I pazëvendësueshmi
Unë budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

http://kosovarja.al/showbiz/