Armina Mevlani gati për fëmijë? Blogerja: Ndoshta për pak, i dua shumë vogëlushët

Armina Mevlani gati për fëmijë? Blogerja: Ndoshta për pak, i dua shumë vogëlushët
Armina Mevlani gati për fëmijë? Blogerja: Ndoshta për pak, i dua shumë vogëlushët
Armina Mevlani gati pu00ebr fu00ebmiju00eb? Blogerja: Ndoshta pu00ebr pak, i dua shumu00eb vogu00eblushu00ebt

​Blogerja dhe modelja Armina Mevlani është shprehur se në një të ardhme të afërt dëshiron që të bëhet nënë.

E gjendur nën pyetjet e fëmijëve “Në kurthin e Piter Pan” në televizionin Klan, Armina ka folur edhe për marrëdhëniet e saj me familjen Berisha.

Ajo tregon se çdo fundjavë shkon për vizitë në shtëpinë e znj.Liri dhe z.Sali Berisha. Aty Armina mëson edhe të gatuajë, duke parë recetat e znj.Liri Berisha.

A ke ndërmend të bësh një bebe?

Armina Mevlani: Sigurisht që kam ndërmend, unë i dua shumë fëmijët, por jam ende 26 vjeç dhe ndoshta për pak.

Si ndihesh ti në një familje tropojane? 

Armina Mevlani: Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur që jam pjesë e familjes dhe është një familje vërtetë shumë tradicionale, shumë e ngrohtë dhe më bën të ndihem mirë sa herë që shkoj çdo fundjavë aty. ka shumë dashuri brenda, bëjnë gatime shumë të mira dhe ndihem shumë me fat. Me të dy shkoj shumë mirë, por me Lilin duke qenë se jemi të dyja femra dhe gjejmë më shumë biseda për të bërë, më mëson gatimet e veta që janë shumë të mira.

Z.Berisha të merr ndonjëherë në telefon pas ndonjë dalje televizive të të thotë këshillat e tij?

Armina Mevlani: Sigurisht, më merr në telefon, më ndjek gjithmonë, edhe unë ja ndjek gjithmonë këshillat. /tvklan

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/showbiz/