Zbulohet erëza që mund të luftojë obezitetin

Zbulohet erëza që mund të luftojë obezitetin
Zbulohet erëza që mund të luftojë obezitetin
Zbulohet erëza që mund të luftojë obezitetin

Piperi i zi mund të ndihmojë në luftën kundër obezitetit, ka zbuluar një studim i ri.

Piperonal, një përbërës që gjendet te kjo erz, është zbuluar se mund të ul “ndjeshëm” efektet e dëmshme të një diete të lartë në yndyrë gjatë testimeve të kryera te minjtë.

Në studimin indian, minjtë që e morën këtë erz si suplement për 6 javë kishin peshë trupore më të ulët, më pak përqindje të masës dhjamore në trup, nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe kocka më të forta krahasuar me kafshët që u ushqyen vetëm me ushqime të yndyrshme dhe pa piper.

Në një studim tjetër, shkencëtarët britanikë nga Kolegji Mbretëror i Londrës kanë zbuluar mutacione gjenetike të lidhura me obezitetin dhe sugjerojnë se obeziteti nuk lidhet gjithmonë me mbingopjen.

Ndërsa shkencëtarët indianë mendojnë se piperonali, përbërësi që gjendet te piperi i zi, mund të neutralizojë gjendet që lidhen me të qenët mbipeshë.

Të dyja ekipet shpresojnë që gjetjet e tyre të çojnë në zhvillimin e një trajtimi të ri për obezitetin, shifrat e të cilës thuajse janë trefishuar që nga viti 1975.

Burimi: Daily Mail


Lexo Revisten Online

Mars, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Merita Merja - Parukierja më e kërkuar shqiptare
Hajni në ballë të oxhakut
Si i dëbuam dhe vramë shqiptarët nga Toplica?
“KD Businnes Development”, ngritë ekonominë e Kosovës

http://kosovarja.al/shendetesi/