Ushqimet që ju ndihmojnë të parandaloni gripin

Ushqimet që ju ndihmojnë të parandaloni gripin
Ushqimet që ju ndihmojnë të parandaloni gripin
Ushqimet që ju ndihmojnë të parandaloni gripin

Shprehja ne jemi çfarë hamë është e vërtetë, prandaj duhet të konsumojmë ushqime që kanë vlera ushqyese për të parandaluar sëmundjet e stinës si gripi.

Nuk bëhet fjalë vetëm për fruta e perime sic jemi mësuar të dëgjojmë zakonisht. Ekzistojnë disa ushqime që forcojnë imunitetin në ditët e ftohta, si:

1- Peshku Salmon, Tuna apo Makarel, të cilat janë të pasura me proteina dhe me acide yndyrore Omega 3 duke ndikuar kështu në aktivizimin e qelizave T, të cilat mbrojnë organizmin nga sëmundjet.

2- Guacka deti, të ngjashme me midhjet, të cilat janë të pasura me vitaminë C dhe E , si dhe shumë antioksidantë duke ndihmuar në mirëqënien e përgjithshme të organizmit.

3- Hudhra përmban shumë kalcium , potasium që luftojnë bakteret e këqija dhe parandalojnë ftohjen.

4- Frutat agrume, të cilat kanë cvitaminë C dhe parandalojnë ftohjen. Sugjerohet që të konsumohen sa më shumë feta portokalli dhe limoni sepse ndikojnë në sistemin tuaj imunitar.

5- Finoku ose kopra është shumë e pasur me vitaminë C dhe ndikon në përforcimin e rezistencës trupore.

6- Kosi përmban probiotikë që ndihmojnë organizmin të luftojë infeksionet e ndryshme.

7- Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë dhe lufton radikalet e lira, duke përforcuar imunitetin e organizmit.

8- Speci i kuq është shumë i pasur me vitaminë C, ai përmban dyfishin e vitaminës C krahasuar me agrumet (si limonat, portokallet etj), prandaj përforcon sistemin tuaj imunitar dhe parandalon ftohjen.

9- Qumështi përmban vitamin D, i cili forcon kockat e trupit dhe parandalon sëmundjet e zemrës.

Lexo Revisten Online

Tetor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Luiza Hasani vajza me yll në ballë
Isha i fundit i ndershëm
I pazëvendësueshmi
Unë budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

http://kosovarja.al/shendetesi/