Shenjat e pazakonta të infeksioneve urinare tek fëmijët e vegjël

Shenjat e pazakonta të infeksioneve urinare tek fëmijët e vegjël
Shenjat e pazakonta të infeksioneve urinare tek fëmijët e vegjël
Shenjat e pazakonta të infeksioneve urinare tek fëmijët e vegjël

Infeksionet urinare nuk klasifikohen si një problem shëndetësor që prek vetëm moshat e rritura sepse dhe të porsalindurit mund të zhvillojnë infeksione që prekin rrugët urinare.

Megjithatë prindërit nuk duhet tëp resin që shenjat paralajmëruese t’i ngjasojnë simptomave të të rriturve, sepse shumë prej tyre lidhen kryesisht me moshën. Tek fëmijët nën dy vjeç , shenjat e para jo vetëm që nuk ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjes, por e bëjnë këtë të fundit më të vështirë, cka bën që shpesh të mbeten të pa zbuluara në kohë.

Në këtë moshë mungojnë shënjat tipike. Në vënd të tëmperaturës së lartë, mund të ketë ulje të saj. Zbehja, përgjumësia, mospirja si duhet, të vjellat ose diarreja, njollat e kuqe në pelena, mos shtimi në peshë, shenjat e humbjes së lëngjeve - janë disa nga treguesit sipas dr. Polikron Çelës që duhet të tërheqin vëmëndjen për një infeksion urinar.
Infeksionet urinare në moshat deri 2 vjeç
Në plan të parë dalin crregullimet e aparatit tretës (mungesë oreksi, të përziera, vjellje, diare), temperatura (në etapën fillestare jo rrallë dhe konvulsione), episode temperature “me natyrë të pa qartë”, grindje, përplasje këmbësh gjatë urinimit, urinë me erë të rëndë, shënja indirekte për dhimbje barku, prambetje në peshë etj.

Vetës pas moshës 2 vjec, sëmundja fillon të marrë gradualisht dukuritë e të rriturve, ku mund të gjejmë dhe disa shënja disi të vecanta si djegie gjatë urinimit, dhimbje ne fund të barkut etj.
Përmbledhje e shënjave kryesore të Infeksionet urinare sipas moshe nga dr. Polikron Çela. 

Lexo Revisten Online

Mars, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Merita Merja - Parukierja më e kërkuar shqiptare
Hajni në ballë të oxhakut
Si i dëbuam dhe vramë shqiptarët nga Toplica?
“KD Businnes Development”, ngritë ekonominë e Kosovës

http://kosovarja.al/shendetesi/