Që nga lëkura deri te uji, alergjitë ekstreme që s’i kishit dëgjuar më parë

Që nga lëkura deri te uji, alergjitë ekstreme që s’i kishit dëgjuar më parë
Që nga lëkura deri te uji, alergjitë ekstreme që s’i kishit dëgjuar më parë
Që nga lëkura deri te uji, alergjitë ekstreme që s’i kishit dëgjuar më parë

Sigurisht që alergjia është e sikletshme për këdo që e provon, dhe kjo është pikërisht stina kur alergjikët hasin një sërë komplikacionesh.

Por imagjino një alergji më ekstreme se ajo e pluhurit/ kafshëve/polenit që keni ju? Mendoni se nuk ka? Epo ja që ka, dhe janë të frikshme.

1. Alergjia ndaj mishit

Disa njerëz i drejtohen dietës vegane për arsyet e tyre dhe me dëshirë ama disa të tjerë detyrohen të ndjekin një dietë ushqimore vegane. Arsyeja është alergjia që disa individë kanë nga mishi dhe të gjithë nënproduktet e tij. Si do t’ju dukej jeta pa bacon, sallam, fileto dhe gjëra të kësaj natyre?

2. Alergjia ndaj ujit

Alergjia ndaj ujit është pa dyshim ndër alergjitë më të rrezikshme për të mos thënë më e rrezikshmja. Simptomat e kësaj alergjia shfaqen me kruarje, skuqje, irritime të syve dhe lëkurës. Kjo lloj alergjie zakonisht prek fëmijët dhe zhduket me kalimin e kohës.

3. Alergjia ndaj lëkurës

Disa individë janë më të ndjeshëm kur vjen puna tek kontaktet në lëkurë. Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni irritime pasi keni takuar dikë në faqe? Atëherë me siguri ju keni këtë lloj alergie nga lëkura e një personi tjetër.

4. Alergjia nga krudot

Në një artikull të mëparshëm kemi shpjeguar për parazitët që egziston mundësia të gjenden tek ushqimet e pa gatuara që ndryshe njihen si krudo. Kjo është arsyeja pse disa njerëz përballen me shenja të cilat u ngjajnë reaksioneve ushqimore kur konsumojnë krudo.

5. Alergjia nga i ftohti

Kjo lloj alergjie përgjithësisht prek të rriturit. Individë të caktuar kur kalojnë në mënyrë të menjëhershme nga një ambient i ngrohtë në një ambient të ftohtë përballen me simptoma si kruarje, irritim dhe tkurrje të muskujve të zemrës. Kjo bën që kjo lloj alergjie për shumë njerëz të rezultojë edhe vdekjeprurëse.

Lexo Revisten Online

Mars, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Merita Merja - Parukierja më e kërkuar shqiptare
Hajni në ballë të oxhakut
Si i dëbuam dhe vramë shqiptarët nga Toplica?
“KD Businnes Development”, ngritë ekonominë e Kosovës

http://kosovarja.al/shendetesi/